INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfehet Kasijas: ''Si e gjeta veten tek Reali vetëm 16 vjeç''!

Rrëfehet Kasijas: ''Si e gjeta veten tek Reali vetëm 16 vjeç''!

Publikuar më: 12:22 11-02-2019

Është një legjendë e Realit të Madridit, klub në të cilin debutoi në vitin 1999 dhe luajti deri në vitin 2015. Bëhet fjalë për Iker Kasijasin, i cili sot aktivizohet te skuadra e Portos. Legjenda spanjolle kujton grumbullimin e parë me ekipin “galaktik”.

kasijas.jpg


“Ishte fundi i nëntorit në vitin 1997. Reali ishte duke luftuar për në kampionat, qëndronte i treti ose i katërti, por kishte marrë disa rezultate negative. Në Champions gjërat ishin duke shkuar shumë mirë. Unë isha në klasë, kur drejtori i institutit më thirri:
Iker, mund të vish një sekondë? Pastaj më tha që të merrja një taksi, sepse Reali sapo kishte marrë nënën time në telefon dhe e kishte njoftuar se duhet të shkoja në Norvegji për ndeshjen kundër Rosenborgut. Po ndihesha sikur të kisha fituar një lotari. Atë moment nuk do ta harroj kurrë, isha 16-vjeçar.
Nga i ulur në klasë, e gjeta veten me lojtarë si Morientes, Sedorf, Mijatoviç, Shuker dhe Raul. Ishte diçka magjike, të cilën nuk mund ta shpjegoj me fjalë. Do ta kujtoj gjithmonë si një nga gjërat më të bukura të karrierës. Unë kam fituar shumë trofe, por ai moment ishte realisht shumë i bukur”, tregon Kasijas.

Article Logic
Execution time: 0.0040709972381592