INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Roza Lati flet për herë të parë për këngët që  i ka kushtuar Stine [FOTO]

Roza Lati flet për herë të parë për këngët që i ka kushtuar Stine [FOTO]

Publikuar më: 12:47 17-02-2017

Çdo video live e Roza Latit në Instagram ngjall kuriozitetin e ndjekësve.

Kjo sepse çdo herë mësohet diçka e re nga moderatorja. Ajo nuk ngurron t’iu përgjigjet pyetjeve të ndjekësve dhe të njëjtën gjë bëri edhe mbrëmjen e kaluar.  E veshur me rrobdeshambër dhe me mami Ritën aty pranë që i shërbente çaj, Roza hapi Instalive-in dhe teksa po jepte përgjigje, ndaloi tek një pyetje në lidhje me ish të dashurin e saj, Stinen.

“A bëhesh “high” kur dëgjon këngët e Stines? Si ndihesh kur ndjen se e ke bërë të të kushtojë disa këngë?”, e pyet dikush.

“Nuk ndihem “high” kur dëgjoj këngët e Stines. Këngët e tij i kam pas qejf kur kam qenë e vogël ndërsa tani kam shije të tjera. Ka këngë të bukura por nuk më japin ndonjë efekt personal. Kjo ishte pyetja më pa lidhje.

Unë ndihem “high” kur dëgjoj Mc Kreshën”, i përgjigjet 29 vjeçarja.

Ndërkohë futet edhe mamaja e saj, Rita e cila thotë: “Sa pa lidhje ky koment. Këngë i bën edhe komshijes”. 

me-logo.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0029420852661133