INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ronaldo ‘fiksohet’ me modelen e fejuar, i dërgon asaj mesazhe

Ronaldo ‘fiksohet’ me modelen e fejuar, i dërgon asaj mesazhe

Publikuar më: 19:25 28-01-2018

Ylli i Real Madridit Cristiano Ronaldo i dërgonte prej disa kohësh mesazhe modeles Suedeze Rhian Sugden në faqen e saj. Por së fundi duket se futbollisti i famshëm është detyruar të heq dorë nga dërgimi i tyre pas kërkesës së bërë nga Sugden.

cristiano-ronaldo.jpg

Duket se ylli i Realit u ‘magjeps’ pas modeles suedeze. Ronaldo e ka njohur modelen u kur ai ishte në klubin e Old Trafford, ndërsa frekuentonin bare dhe klube të njëjta. Marrëdhënia mes tyre ka qenë miqësore. Modelja është e fejuar me Oliver Mellor, por kjo nuk e ka ndaluar futbollistin që të flirtoj me të dhe t’i dërgojë mesazhe në rrjetet sociale. Sipas ‘The Sun’ janë zbuluar së fundmi mesazhe të modeles me Cristianon, ku ky i fundit i kërkon ta telefonojë në ‘Mesenger’ dhe t’i dërgoj një numër privat.

rhian-sugden-in-bikini-on-belongil-beach-2.jpg

Rhian e ka refuzuar duke i përmendur faktin që është e fejuar. Tashmë duket se çdo gjë ka marrë fund, por u desh ndërhyrja e të fejuarit të modeles, Oliver i cili me anë të një mesazhi i kërkon Ronaldos të heqë dorë qetësisht. Që prej asaj dite përpjekjet e tij kanë marrë fund.

Article Logic
Execution time: 0.00376296043396