INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Rocketman”, një film kushtuar jetës së Elton John [VIDEO]

“Rocketman”, një film kushtuar jetës së Elton John [VIDEO]

Publikuar më: 11:13 03-10-2018

Traileri i parë i “Rocketman” , filmit biografik të Elton John sapo ka dalë dhe kjo është ajo që mësuam për këtë projekt kinematografik. Legjendën e muzikës britanike do ta luajë aktori Taron Egerton i cili është i njohur për rolin e tij tek “Kingsman” ndërsa menaxherin dhe partnerin e tij do ta interpretojë Richard Madden, i njohur për rolin në “Game of Thrones”. Ky film do të debutojë për publikun në majin e vitit që vjen dhe është përshkruar nga protagonistët si histori e bazuar në një fantazi të vërtetë.

Mendohet se filmi do të jetë i llojit musical ku këngë të ndryshme të Elton John do të përshkruajnë momente të rëndësishme nga jeta e tij. Pothuajse i gjithë cast-i i aktorëve ka pjesë këndimi dhe filmi do të na tregojë për fazën e hershme të karrierës së artistit, për fillimit e tij. Gjithashtu tregon dhe se si u shëndrrua jeta e tij pasi ishte në krye të klasifikimeve në të gjithë botën por dhe detaje të tjera nga jeta e një ylli rroku.

Gjithashtu dihet se ky projekt kinematografik është prodhuar nga vetë John dhe partner i tij aktual David Furnish, skenari është i Lee Hall dhe regjia është e Dexter Fletcher, përgjegjës dhe për biografinë e Freddie Mercury: “Bohemian Rapsody” e cila do jetë në kinema në 24 tetor.

Article Logic
Execution time: 0.0021731853485107