INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Robert Aliaj vazhdon sulmin ndaj Linda Reit: Ishte personazh fiasko, duhej larguar nga ‘Dance With Me’ [FOTO]

Robert Aliaj vazhdon sulmin ndaj Linda Reit: Ishte personazh fiasko, duhej larguar nga ‘Dance With Me’ [FOTO]

Publikuar më: 15:05 29-01-2018

Robert Aliaj dhe Linda Rei kanë patur shpesh përplasje mes tyre gjatë ‘Dance With Me’.

Madje acarimet mes tyre shkonin edhe deri në ofendime. Por teksa ka qenë i ftuar në ‘Xing me Ermalin’, Roberti e ka përsëritur edhe njëherë antipatinë që ka ndaj ish konkurentes.

Në rubrikën “Pyetje nga Facebook-u”, një prej komentuesve e pyeste Robertin nëse i ka ardhur keq kur Linda u largua nga “Dance with me”, ndërsa artisti u përgjigj ishte se ishte koha e duhur që ajo të largohej.

“Nuk më erdhi keq, ishte koha të largohej sepse ishte një prezencë e gabuar, një personazh krejtësisht fiasko. Është e pamundur në një emision prime-time, ne t’i ofrojmë modele kaq skandaloze familjeve shqiptare, unë e quaj shkelje abuzive”, tha Roberti.

77564-640-0-5a6cf11068a33_1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271