INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rivalitet dhe xhelozi mes Kendall dhe Kylie Jenner! Flet për herë të parë modelja rreth arsyes së xhelozisë [FOTO]

Rivalitet dhe xhelozi mes Kendall dhe Kylie Jenner! Flet për herë të parë modelja rreth arsyes së xhelozisë [FOTO]

Publikuar më: 16:37 02-11-2018

Nuk është e lehtë të jetosh në një botë konkurruese, e jo më në një familje të tillë. Kylie Jenner ka një klan të saj ndjekësish që arrin dhe kalon përmasën e një shteti dhe është një ndër më të paguara të familjes Kardashian. Kështu që në mënyrë të pavullnetshme do të lindnin edhe xhelozitë mes familjes.

Kendall Jenner gjithmonë ka qenë e pasigurt kur ka qenë e vogël dhe kjo për shkak të Kylie Jenner. Supermodelja është shprehur se gjithmonë e ka patur shumë të vështirë të zërë miqësi ndërkohë që motra e vogël Kylie ishte e kundërta e saj. Për këtë arsye ajo ka qenë gjithmonë xheloze ndaj 21-vjeçares dhe ka qenë deri në momentin që ajo u bë nënë.

“Ende prekem kur e kujtoj fëmijërinë time, të paturit shokë e shoqe për mua ishte gjëja më e vështirë në botë. Kohën e lirë e kaloja vetëm duke kalëruar pasi ishte i vetmi moment kur nuk ndihesha e vetmuar” ,përfundoi ajo.

Tashmë Kendall është një ndër modelet më të dashura të industrisë së modelingut, së fundmi edhe një ndër engjëjt të “Victoria’s Secret”.

Kendall-Kylie-Jenner-Matching-Crop-Tops-Instagram.jpg

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.003654956817627
    array(1) { ["section"]=> string(117) "rivalitet-dhe-xhelozi-mes-kendall-dhe-kylie-jenner-flet-per-here-te-pare-modelja-rreth-arsyes-se-xhelozise-foto-77426" }