INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rita Orës si ndahet zemra nga Kosova, poston këtë video mallëngjyese, mos e humbisni [VIDEO]

Rita Orës si ndahet zemra nga Kosova, poston këtë video mallëngjyese, mos e humbisni [VIDEO]

Publikuar më: 22:04 27-02-2018

Rita Ora më krenare se asnjëherë tjetër!

Në 17 shkurtin që lamë pas, Kosova festoi 10 vjetorin e Pavarësisë dhe sigurisht që surpriza më e bukur ishte ardhja e Rita Orës e cila u dhuroi shqiptarëve një koncert falas në sheshin e Prishtinës.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, performoi para afër 300 mijë njerëzve të cilët ishin aty për të festuar Pavarësinë së bashku me të. Por siç duket zemra i ka mbetur ende në Kosovë dhe Rita ka publikuar një video reth 14 minuta ku ka përmbledhur të gjitha momentet që nga nisja e deri tek arritja në Kosovë. 

“Kosovë, ishte e paharrueshme dhe jam mirënjohëse që kam performuar në shtëpi. Faleminderit të gjithëve. Ju vlerësoj”, shkroi Rita në Instagram.

“Është ditë e rëndësishme për mua sepse e di se çfarë rëndësie ka kjo ditë për familjen time dhe për shoqërinë. Do të jetë momenti im më i mirë në jetën time sepse është vendi im. Kurrë nuk kam pasur më shumë shikues se tani. Nuk e di se çfarë të bëjë”, citohet të këtë thënë Rita në këtë video.

“Është vendi im dhe është diçka e veçantë të jetë ambasadore e këtij vendi. Të jesh femra e parë e këtij vendi që performon në botë është diçka e pabesueshme për ata. Vendi im është i vogël dhe i mungojnë këto koncerte. Më pëlqen të jem e para dhe më bën të jem krenare. Punoj shumë që ta vendosi vendim tim në hartë dhe do të vazhdojë të punoj”, ka thënë ajo në momentet e fundit të videos.

Article Logic
Execution time: 0.004004955291748