INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rita Ora thyen tabu! Bëhet e para femër që... [FOTO]

Rita Ora thyen tabu! Bëhet e para femër që... [FOTO]

Publikuar më: 13:53 01-10-2018

Revista “Esquire” është njëra nga më prestigjiozet në botë dhe publikohet në vende të ndryshme të saj.

Në këtë reviste gjithmonë shfaqen personazhe të famshëm të showbizz-it dhe të qënurit në kopertinën e saj është një arritje për çdokënd.

Kjo revistë në prodhimin e saj përfshin edhe Lindjen e Mesme. Një zonë që njihet për problemet konfliktuale në lidhje me raportin ndaj femrave dhe rëndësisë që ato duhet të kenë në shoqëri.

Kësaj rradhe një shqiptare, që është shumë e famshme në botë me muzikën e saj, thyen një “tabu” duke u bërë femra e parë që del në kopertinën e revistës “Esquire” për zonën e Lindjes së Mesme.

Kjo është një arritje e madhe për hapat që po hidhen drejt emancipimit të femrës në Lindjen e Mesme dhe ne jemi shumë krenarë që Rita Ora ishte e para femër që bëri debutimin e saj. Shpresojmë të mos jetë e fundit.

rita_ora.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0040519237518311