INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rita Orës i propozojnë për martesë në Kosovë, por surprizon me përgjigjen e saj! [FOTO]

Rita Orës i propozojnë për martesë në Kosovë, por surprizon me përgjigjen e saj! [FOTO]

Publikuar më: 18:09 17-02-2018

U bë bujë e madhe ardhja e Rita Orës në Kosovë ku u aludua fillimisht se shteti i Kosovës nuk do i mbulonte shpenzimet e mëdha, por ja që këngëtarja me origjinë shqiptare u mbylli gojën të gjithëve dhe erdhi.  Rita ka mbërritur në Kosovë me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë, por pas shumë e shumë takimeve surpriza e ditës ishte pikërisht propozimi për martesë që iu bë nga një gazetar i një nga mediave kosovare.

“Unë kam veç një pyetje. A do martohesh me mua?”, i tha gazetari.

“Uauuuuuu... Mund të them se, fillimisht mund të dalim bashkë”, iu përgjigj duke qeshur këngëtarja me famë botërore, e cila në një fare mënyrë ia dha një shans.

"Ju keni një shans për të prezantuar veten e për t’u mbajtur mend përgjithmonë. Mesazhi im më i rëndësishëm është të qendrojmë të bashkuar”, tha Rita para gazetarëve.

rit.png

Article Logic
Execution time: 0.0041220188140869