INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rita Ora anulon koncertet! Problemet e saj shëndetësore nuk kanë mbarim…[FOTO]

Rita Ora anulon koncertet! Problemet e saj shëndetësore nuk kanë mbarim…[FOTO]

Publikuar më: 10:52 20-06-2019

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare ku fama e së cilës ka arritur majat nëpër botë.

Janë shume emrat e njohur nga estrada që e ndjekin atë në rrjetet sociale, dhe që e pëlqejnë jashtë mase dhe herë pas here i komentojnë në postimet e saj.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka vendosur të anulojë pjesmarrjen e saj në koncertin veror më të madh në Islandë, “Secret Solstice”.

Shkak i këtij vendimi të artistes janë bërë problemet e saj shëndetësore, për të cilat mjeku i ka kërkuar regjim dhe përkujdesje.

Përmes një postimi në “Instastory”, këngëtarja ka njoftuar fansat e saj se doktorët i kanë këshilluar që të mos e sforcojë veten, pasi ka një infeksion në gjoks, i cili duhet kuruar.

“Jam shumë e mërzitur për të gjithë që do vinin në Solstice në Islandë, që unë do të mund të performoja ashtu siç ishte e planifikuar. Kam probleme me një infeksion në gjoks që po vazhdon të kthehet kohë pas kohe, dhe jam këshilluar që të marrë pak kohë pushim që të rikuperohem. Isha shumë e gëzuar që do të kaloja kohë në Islandë dhe të isha pjesë e këtij festivali. Anulimet asnjëherë nuk i pres mirë sepse jam shumë mirënjohëse për çdo mundësi që kam për të performuar. Jam veçanërisht e zhgënjyer dhe zemërthyer sepse po zhgënjej fansat e mi. Më vjen keq që nuk mund të jem aty! Ju dua të gjithëve dhe ju falënderoj për mbështetje. Mezi po pres që të festojmë Solstice 2020!”- ka shkruar Rita duke shprehur edhe mërzinë për zhgënjimin që i ka dhënë fansave të cilët mezi prisnin ta shihnin performancën e saj.

14988032-7158739-image-a-77_1560953779735.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036308765411377