INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Risia e fundit e Instagram është shumë spektakolare, si ju duket? [FOTO]

Risia e fundit e Instagram është shumë spektakolare, si ju duket? [FOTO]

Publikuar më: 21:55 20-12-2017

Rrjetet sociale po na bëjnë çdo ditë e më shumë të varur ndaj tyre dhe shumë shpesh nxjerrin risi të reja për të afruar sa më shumë përdorues. Të gjithë jemi fiksuar pas tyre dhe çdo ditë e më shumë sjellin risi të ndryshme për të kënaqur përdoruesit e tyre. Aq shumë ndryshime kanë pësuar, saqë tashmë Instagram, SnapChat, Facebook etj, na duken njësoj.
Instagram,rreth një vit më parë na surprizoi me “stories”-foto të cilat qëndrojnë në profilin tuaj vetëm 24 orë.Por me risinë më të fundit “stories”do të arshivohen automatikisht pas 24 orësh.

Aplikacioni ka bërë të njohur për publikun 2 përditësimet më të fundit duke lejuar përdoruesit të ruajnë fotot e tyre dhe të lejojnë profilet që dëshirojnë të shikohen nga miqtë.
Për të aksesuar stories,përdoruesit duhet të klikojnë në ikonën Archive në profilin e tyre.Nga këtu , mund të aksesoni postimet e vjetra dhe ato të reja.

Për të krijuar një “highlight” përdoruesit duhet të klikojnë tek rrethi “New” në të majtë të platformës.Më pas,mund të zgjedhin një prej fotove nga arkiva,selektojnë kopertinën dhe e emërtojnë atë.Në këtë mënyrë,highlight shfaqet në formën e një rrethi në profil e cila ruhet si një “storie ” e vetme.
Këto karakteristika janë të aksesueshme në versionin 25 iOS ose Android.

archive.png

Article Logic
Execution time: 0.0034358501434326