INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Risi nga WhatsApp/ Çfarë do të thotë ‘Forwarded’

Risi nga WhatsApp/ Çfarë do të thotë ‘Forwarded’

Publikuar më: 17:44 11-06-2018

Në një përpjekje për të luftuar lajme të rreme, WhatsApp po zhvillon punon një veçori të re që do të etiketojë të gjitha mesazhet e dërguara.

Nëse jeni lodhur nga mesazhet e shumta që ju vijnë, aplikacioni ka gjetur një mënyrë për t’ju lehtësuar disi ditën.

WhatsApp do të etiketojë të gjitha mesazhet duke frenuar një spam apo edhe një fake news.

Në çdo moment kur ju do të dërgoni një tekst një imazh një video, një përmbajtje që nuk ju përket juve atëherë do të dalë edhe përshkrimi ‘Forwarded’.

Dhe kushdo që do të marr mesazhin do ta kuptoj që nuk është një produkt juaj.

Por përkundrazi do të kuptojë më së miri se është një përmbajtje që qarkullon në sistem.

Risia e aplikacionit është duke u testuar në telefonët Android. Mediat amerikane shkruajnë se përshkrimi‘Forwarded’ do të dalë sipër mesazhit.

Një etiketim i tillë i cili vendoset sipër mesazhit do të shërbejë për të dalluar përmbajtjet origjinale dhe nuk do të mund të fshihet apo të çaktivizohet nga përdoruesit.

Tashmë në vështirësi do të jenë të gjithë ata që kanë përdorë WhatsApp duke dërguar në zinxhir mesazhe duke mos respektuar privatësinë e askujt.

Për shumë të tjerë një risi e tillë nuk është një opsion i mirë pasi nuk duan që kontaktet e tyre të kuptojnë se ata u kanë bërë forward mesazheve të dërguara.

Më shumë në këtë kategori: «
Google Play triumfon ndaj App Store »

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0009758472442627
    array(1) { ["section"]=> string(51) "risi-nga-whatsapp-cfare-do-te-thote-forwarded-61391" }