INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Riri dhe Drake përsërisin performancën e BRIT Awards

Riri dhe Drake përsërisin performancën e BRIT Awards

Publikuar më: 15:14 16-03-2016

Sikundër performanca e tyre në BRIT Awards pati një super feedback, Rihanna dhe Drake kanë vendosur ta përsërisin atë gjatë një koncerti në Miami të Floridas.

Në videot e publikuara online nga të pranishmit në koncert, Rihanna shfaqet duke kërcyer e lëvizuar të pasmet e mbeshtetur pas Drake, teksa audienca brohorisnin nga entuziasmi. Si për ta bërë këtë performancë akoma më të nxehtë, Riri mbante veshur një jumpsuit të zi prej tyli, thuajse transparent. Sipas një burimi për gazetën The Daily Mirror, kjo performancë nuk do të jetë e fundit nga dy artistët, duke qenë se Rihanna i kërkuar Drake t'i bashkohet edhe në disa koncerte të tjera që do të mbajë përgjatë verës në Britani. I njëjti burim ka konfirmuar gjithashtu se Riri është e vendosur të mbajë me doemos pas vetes, suksesin e performancës së saj në BRIT Awards!

Article Logic
Execution time: 0.0034551620483398