INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rindizet sherri mes reperave kosovarë? Albert Krasniqi fajëson Getoarin për  konfliktin [FOTO]

Rindizet sherri mes reperave kosovarë? Albert Krasniqi fajëson Getoarin për konfliktin [FOTO]

Publikuar më: 15:13 26-02-2018

U duk skiur sherri i fundit i ndodhur mes reperave kosovarë, mori fund.

Kjo pas një videoje të publikuar nga vetë Dj Blunt i cili shprehej se për Ledrin dhe Faton Shoshin kishte respekt, ndërsa me Gjikon do të vazhdonin të ishin në konflikt. Por këtë herë ka reaguar një palë e tretë dhe ai është Albert Krasniqi. Ky i fundit pak kohë më parë u përfshi në konflikt me OTR për të mbrojtur grupin që menaxhonte, Babastars duke plagosur Noizyn. Por mosmirënjohja e djemve të grupit bëri që të krijonte miqësi me Noizyn.

Këtë herë ai fajëson Getoar Selimin si iniciator dhe nxitës i sherrit mes DJ Blunt, Real 1, Ledrit, Gjikos dhe Faton Shoshit. Dhe ai e ka një arsye pse.

Sipas Albertit, e gjithë kjo është bërë për vëmendje para bashkëpunimit të Blunt dhe Getit, i cili flitet të dalë në pranverë, në prill ose Maj.

Në dy postimet e bëra në InstaStorie, Alberti përgëzon djemtë e Redbox duke i quajtur të talentuar dhe nuk ka vonuar shumë dhe menjëherë ka nisur të ndiqet nga Gjiko dhe Ledri në Instagram, si një shenjë pajtimi mbi atë që u tha publikisht nga Krasniqi.

28536050_10204131436681982_565239977_n.png

28458771_10204131436721983_258975187_n.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0027790069580078