INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rimbursimi i fishave të diabetit për fëmijët, Rama: Për ata që vunë kujën e cinizmit

Rimbursimi i fishave të diabetit për fëmijët, Rama: Për ata që vunë kujën e cinizmit

Publikuar më: 10:13 19-01-2018

Këtë mëngjes kryeministri Rama ka postuar një video ku është në shtëpinë e njërit prej fëmijëve me diabet si një mënyrë për të lajmëruar rimbursimin e fishave të diabetit.

Duke ironizuar kundërshtarët politikë kreu i qeverisë shprehet se deklaratat e opozitës nuk janë të vërteta dhe se premtimet po mbahen hap pas hapi.

Në videon e postuar Rama dhe ministrja e Shëndetësisë janq në shtëpinë e Damianës për të lajmëruar se do të nis  rimbursimi i fishave të diabetit, video e regjistruar në nëntor 2017.

Dhe në 8 janar Rama shkon sërish në shtëpinë e vajzës duke marrë aprovimin e saj se gjithcka shkon sikurse iu premtua.

“MIRËMËNGJES dhe me këto 4 minuta të ndara në dy pjesë - ku edhe të gjithë ata që vunë kujën e cinizmit histerik për episodin e Babagjyshit të Vitit të Ri, mund të shohin se në fakt ne bëjmë, hap pas hapi, diçka të re për të ndihmuar që të rriten më të sigurt, “Eriglisat dhe Leot” e gjithë Shqipërisë - ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0034749507904053