INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehet pas 3 vitesh me modelin e njohur në klip, por për kë e ka Jonida Maliqi këtë këngë? [VIDEO]

Rikthehet pas 3 vitesh me modelin e njohur në klip, por për kë e ka Jonida Maliqi këtë këngë? [VIDEO]

Publikuar më: 10:40 11-05-2018

Pas tre vitesh mungesë në tregun muzikor, Jonida Maliqi ka publikuar videoklipin e saj më të ri. Kënga me titull “N’errësirë”, është e zhanrit R&B, me tekst të Olti Currit dhe muzikë të Jonida Maliqi & Tull Productions.

Jonida ka sjellë një baladë të dedikuar për dhimbjen e humbjes së një dashurie, këngë të cilën e ka cilësuar si një pjesë të shpirtit të saj.

Pjesë e videoklipit të saj është dhe modeli i njohur Oni Pustina. Videoklipi trajton një romancë mes saj dhe ish-modelit shqiptar, teksa dyshja shihet duke bërë ecejake buzë detit, apo duke u argëtuar me foto në shtrat.

Nuk mund të mungonte në këtë krijim artistik shija e hollë e Jonidës e cila gjithmonë magjeps me daljet e saj. “N’errësirë” është kënga e parë e publikuar pasi pranoi publikisht ndarjen nga bashkëshorti i saj.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00075817108154297
    array(1) { ["section"]=> string(103) "rikthehet-pas-3-vitesh-me-modelin-e-njohur-ne-klip-por-per-ke-e-ka-jonida-maliqi-kete-kenge-video-58013" }