INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rikthehet mishi i Brazilit! Ekspertët garantojnë siguri...[VIDEO]

Publikuar më: 16:31 20-09-2017

Pas skandali të mishit nga Brazili të disa muajve më parë, që doli me mirobe të rënda siç është salmonela dhe për shumë muaj u bllokua nga shumë shtete në botë ai është lejuar të hyjë sërisht gjatë këtij muaji, në Europë. Për këtë çështje IN News intervistoi një prej ekspertëve dhe mësoi se edhe në vendin tonë ka nisur importi i mishit nga Brazili. Alban Zusi thotë se cilësia aktualisht është brenda normave dhe mungesa shumë mujore dëmtoi seriozisht bizneset përpunuese në vend. 

Po nga e kemi garancinë që mishi i derrit dhe i pulës që hyn në vendin tonë nga Brazili s’ka probleme, Kreu i shoqatës së Ekporteve, Zusi argumenton që përderisa Europa e ka kontrolluar dhe ne jemi të sigurt.

Ndërsa legjendave urbane se mishi i importit është i vjetër e qëndron me vite nëpër magazina Alban Zusi iu përgjigjet kështu: “S’mund të jetë i vjetër se rritet shumë kosto nëse mbahet në frigorifer dhe shpenzohet energji. Kjo është legjendë urbane.”
Sipas ekspertëve vendi ynë nuk përmbush dot nevojat në lidhje me mishin e derri apo dhe pulës dhe për pasojë industria përpunuese e sallameve apo proshutave është e detyruar të importojë mish nga jashtë. E deri më sot është edhe ekspertë ndërkombëtare kanë vlerësuar se ai nga Brazili ka vlera ushqimore të larta, pasi lopët, derrat apo dhe pulat ushqehen me produkte bio në natyrë.

Article Logic
Execution time: 0.0031337738037109