INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehet fuqishëm Rihanna! Këngëtarja ka gati këngën e re me të cilën do bëjë namin pas 3 vitesh [FOTO]

Rikthehet fuqishëm Rihanna! Këngëtarja ka gati këngën e re me të cilën do bëjë namin pas 3 vitesh [FOTO]

Publikuar më: 09:06 19-08-2019

Ajo është inspirim për shumë femra dhe “fiksim” për shumë meshkuj. Rihanna është padiskutim një ndër artistet më me ndikim në botë dhe shumë e preferuar nga publiku, ku veshjet e saj kthehen menjëherë në trend.

rihanna-fenty-2019-pk-billboard-1548.jpg

Prej disa kohësh, Rihanna është shkëputur nga muzika për t’u marrë me bizneset e saj por asnjëherë nuk ka harruar pasionin e saj të vjetër.

105927404-1558531422743gettyimages-510125810.jpg

Thuhet se këngëtarja është gati për t’u rikthyer me një këngë të re dhe fansat nuk po e mbajnë dot entuziazmin.

Mediat e huaja shkruajnë se kënga e re do të titullohet “Private Loving” dhe është shkruar nga vetë këngëtarja.

Nuk është zbuluar ende një datë fikse se kur do të publikohet kënga, megjithatë kur kemi pritur për kaq shumë kohë do të presim edhe pak.

Nëse fjalët janë të vërteta, kjo do të jetë kënga e parë solo për këngëtaren që prej vitit 2016.

Article Logic
Execution time: 0.0032110214233398