INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehet Floyd Mayweather, dyluftimet ende nuk kanë marrë fund

Rikthehet Floyd Mayweather, dyluftimet ende nuk kanë marrë fund

Publikuar më: 21:07 12-02-2018

Floyd Mayweater tashmë i dalë në pension, nuk e përjashton një rikthim në dyluftime.

Kampioni hoqi dorezat e tij me një rekord të paimagjinuar prej 50 fitoresh dhe zero humbjesh, pasi mposhti Conor McGregor në dyluftimin më të pasur në historinë e boksit.

40-vjeçari ka fituar sasi të mëdha parash gjatë kohës së tij pasi ka qënë tepër I suksesshëm, por ka pranuar se është në bisedime për të bërë një rikthim mahnitës ... dhe mund të jetë edhe në UFC.

Duke folur për Forbes, Mayweather konfirmoi se janë duke u zhvilluar bisedime për të nënshkruar një marrëveshje shumë miliardëshe.

Ai tha: "A do të më shihni ndonjëherë në boks përsëri? Nuk e di,

"Nuk e dimë nëse është një boks apo ndoshta ndeshje UFC.

"Ka pasur bisedime për një marrëveshje shumë miliardë dollarësh, ne do të shohim" është shprehur ai.

Mayweather tashmë ka investuar disa nga pasuritë e tij masive në blerjen e një klubi striptizmi në Las Vegas, dhe tani ai ka në plan të blejë edhe një ekip NBA.

499103a2-e244-4860-9818-acd7c05e324c.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038158893585205