INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rikthehet "eksodi", shumë maturantë do braktisin vendin...[VIDEO]

Publikuar më: 15:30 20-06-2018

Vendi pritet të përfshihet nga një tjetër valë ikjesh. Këtë herë do të jenë maturantët, që nuk e shohin më veten si pjesë të sistemit arsimor dhe për këtë arsye disa nga ta kanë vendosur të kryejnë studimet e larta jashtë Shqipërisë, kyesisht në Gjermani.

“E projektoj studimin tim jashtë vendit, kam aprovimin nga Gjermania,” tha një maturant. “Me familjen do shkoj në Gjermani”, shtoi një nxënëse.
Këtë fenomen e zbuloi IN News nga intervistat me disa maturantët pas përfundimit të provimit të fundit, atij të lëndëve me zgjedhje. Nga bisedat me ta vumë se re maturantët kanë nisur të jenë më të vëmendshëm në përzgjedhjet e tyre për degët në universitete duke i lidhur ato me mundësitë, që ofron tregu i punës. Mësuam se pjesa më e madhe preferojnë degët e Fakulteti Ekonomik.
“Do konkuroj për Ekonomik,” tha një maturant i gjimnazit Qemal Stafa .“Mendoj për ekonomik-financë, tregu i punës i kërkon,” theksoi një tjetër maturante.
Pas etapës së sotme, maturantë do të presin të gjitha rezultatet e katër provimeve dhe më tej do ta kenë më të lehtë, që të llogarin në bazë të pikëve dhe koefiçentëve që publikojnë universitetet. E në këtë mënyrë do mësojnë se në ç’degë do të kenë më shumë mundësi të vijojnë studimet.

Article Logic
Execution time: 0.0035581588745117