INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehen shpërthimet me tritol në Shqipëri

Rikthehen shpërthimet me tritol në Shqipëri

Publikuar më: 10:39 15-01-2018

Shpërthimet me tritol po terrorizojnë qytetarët shqiptarë. Ato janë rikthyer përgjatë kësaj kohe, ndërsa në shënjestër së fundmi është vënë një dyqan detergjentesh. Mësohet se shpërthimi me tritol në dyqan ka ndodhur në Fushë Krujë, gjatë orëve të natës. Fatmirësisht nga të dhënat e para nuk ka të lënduar në njerëz vetëm dëme materiale. Mësohet se dyqani është në pronësi të shtetasit me iniciale E.Xh.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu dhe po bëjnë veprimet e nevojshme, me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Për këtë qëllim prokuroria ka marrë regjistrimet e kamerave të bizneseve në zonë. Gjithsesi një pjesë e madhe e shpërthimeve me tritol në zonë kanë mbetur ende të pazbardhura.

Article Logic
Execution time: 0.0036780834197998