INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehen reshjet intensive në vend. Tre qarqe rrezikohen nga përmbytjet

Rikthehen reshjet intensive në vend. Tre qarqe rrezikohen nga përmbytjet

Publikuar më: 14:39 03-02-2018

Reshjet janë kthyer sërish në vend duke sjellë edhe frikën e përmbytjeve. Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar përmbytje e rrëshqitje në vend përgjatë fundjavës. Kështu, sipas këtij instituti tre qarqe në vend rrezikohen më shumë nga përmbytjet. “Në qarqet Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër ka mundësi vërshimesh të shpejta nga përrenjtë malore, kjo kryesisht përgjatë ditës së sotme dhe me ulje të rrezikut përgjatë ditës së nesërme”-njofton instituti. Në këto qarqe është vendosur edhe shenja e rrëshqitjeve të tokës. Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve mund të krijohen probleme në zonat urbane, kjo në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Të shtunën pasdite priten reshje në të gjithë territorin, sidomos në tre qarqet e përmendura më sipër ato do të jenë intensive dhe lokalisht shumë intensive. Në pjesën tjetër të qarqeve do të jenë mesatare ose intensive, por lokalisht deri shumë intensive. Ditën e dielë specialistë e Gjeoshkencave parashikojnë se reshjet do të jenë të dobëta. Ato do të jenë në formën e dëborës 700 metra mbi nivelin e detit.

Article Logic
Execution time: 0.0034229755401611