INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikonstruksion në kabina, disa lagje në Tiranë nesër pa energji elektrike

Rikonstruksion në kabina, disa lagje në Tiranë nesër pa energji elektrike

Publikuar më: 16:12 09-09-2019

Për shkak të rikonstruksioneve në disa kabina elektrike disa lagje në Tiranë ditën e nesërme nuk do të kenë energji.

OSHEE njofton të gjithë qytetarët e disa lagjeve në kryeqytet se ditën e nesërme (10 shtator) do të ketë ndërprerje energjie në intervale kohore të ndryshme.

Konkretisht stakim të energjisë do të ketë: nga ora 09:00-13:30, rruga "Agush Gjergjevica", rruga "Todi Shkurti", rruga "Budi" si dhe një pjesë e ish-Qytetit Studenti. Nga ora 09:00-15:00, Rruga "Hoxha Tahsim", Pjesërisht Sheshi i Xhamllikut. Ndërsa nga ora 09:00-15:30, Rruga "Riza Jaha", rruga "Qema Stafa".

Article Logic
Execution time: 0.0021650791168213