INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rihanna e shëndoshë dhe shtatzënë? Drake jep përgjigjen që na pëlqeu të gjithëve [FOTO]

Rihanna e shëndoshë dhe shtatzënë? Drake jep përgjigjen që na pëlqeu të gjithëve [FOTO]

Publikuar më: 00:42 02-02-2018

Pas performancës së saj të mrekullueshme në Grammy Awards ku u shfaq e papërmbajtur me këngën “Wild Thoughts”, menjëherë Rihanna u bë lajmi kryesor në mediat rozë. Në disa momente dukej pak e rrumbullakosur dhe kjo bëri që të gjithë të mendonin se RiRi është në pritje të një fëmije, mirëpo këto thashetheme u hodhën poshtë menjëherë.

Lidhur me këto lajme, nuk mund të mos fliste edhe ish i dashuri i saj Drake i cili ashtu si gjithmonë, ka shprehur sërish simpatinë e tij për Rihannën.  Megjithatë pavarësisht aludimeve që sigurisht u hodhën poshtë, Drake, ish-i dashuri i saj ka dhënë një mendim për paraqitjen e këngëtares.

“Drake mendon se Rihanna dukej seksi në Grammys , jo shtatzënë. “,- është shprehur një burim, bëjnë me dije mediat ndërkombëtare. Sipas fjalëve thuhet se ai mendon se ajo një ndër performancat më të nxehta të Rihannës dhe nuk e çon fare ndërmend se thashethemet për shtatzëninë të ishin të vërteta. Drake dhe Rihanna kanë qenë të lidhur për një kohë të gjatë dhe i kanë bërë shpeshherë publikisht deklarata dashurie njëri-tjetrit derisa një moment, thjesht u ndanë!

hana.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036940574645996