INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rihanna, 'Bad Gal', por na i ka mësuar disa gjëra të rëndësishme

Rihanna, 'Bad Gal', por na i ka mësuar disa gjëra të rëndësishme

Publikuar më: 16:10 02-10-2018

Rihanna ndryshe përkthehet pozitivitet, sukses, vetëbesim dhe sigurisht një frymëzim për të gjithë vajzat. Ajo është një ndër femrat më me pushtet dhe të suksseshme sot. Fituese e 8 çmimeve
“Grammy” Rihanna, është në majat e karrierës sot, ku përpos suksesit në muzikë, ‘The Bad Gal Riri’ e ka provuar veten edhe në fushën e kozmetikës dhe modës dhe sigurisht që ka korrur sukses. Ndërkohë për shumë vajza është kthyer në ikonë mode të ditëve moderne, ku vlen të theksojmë se çfarëdo lloj gjëje që Rihanna do të të veshi do t’i rrijë bukur dhe do kthehet menjëherë në trend.

Rihanna sigurisht di shumë për suksesin dhe kemi plot gjëra për të mësuar dhe për të marrë mesazhe shumë të rëndësishme për jetën. 8 prej tyre janë treguar sot në emisionin “Fun Day” me moderatoren Fatma Methasanin

1.Qëndro gjithmonë një femër e pavarur

Jeni duke shpenzuar gjithë jetën tuaj për të gjetur një mashkull? Rihanna nuk ka kohë për këtë. Ajo është e zënë duke punuar në shumë projekte si në muzikë, modë dhe aktrim. Nëpërmjet saj kemi kuptuar se sa shumë e rëndësishme është që të jesh e lirë, e pavarur dhe të mos varesh nga askush.

2. Ju duhet të bëni atë që doni

Rihanna beson se ajo kurrë nuk ka punuar një ditë në jetën e saj. Motoja e saj është e thjeshtë: Nëse punoni për diçka ju e keni pasion dhe e doni vërtet, atëherë nuk do ta konsideroni vërtet punë.

3.Ti mund të shprehësh veten nëpërmjet modës

Rihanna na ka treguar të gjithëve që moda është shumë e rëndësishme dhe në një farë mënyre tregon dhe shpreh veten nëpermjet stilit që ti vendosh të kesh.

4.Vetëbesimi është gjithçka

Rihanna shfaq vetëbesim ekstrem në çdo mënyrë. Ajo është krenare për arritjet e saj dhe gjithashtu ajo beson se është e bukur. Ajo shërben gjithashtu si një simbol për gratë, duke u mësuar atyre se si të jenë të sigurta dhe krenarë për veten.

5.Megjithatë, ajo qëndron relativisht e përulur dhe e di se duhet të jeni mirënjohës, si për fillimet tuaja ashtu edhe për njerëzit që ju ndihmojnë gjatë rrugës.

6.Të punosh fort është shumë e rëndësishme

Filozofia e Rihannës është që për të arritur qëllimet tuaja në jetë duhet të punoni fort, në të kundërt. Rihanna ka punuar për vite me rradhë për t'u bërë e suksesshme dhe ia ka arritur.

7.Do të ketë ditë të vëshitra, por një ditë ato do të kalojnë

Sigurisht që edhe rruga e Rihannës nuk ka qenë gjithmonë një vijë e drejtë, por është hasur me pengesa dhe situata shumë të vështira, por ato kanë shërbyer që ajo të bëhej një femër e fortë.Me historinë e saj, ajo shërben si një frymëzim për gratë.

8.Jini vetvetja dhe jini krenarë

Rihanna shfaq këtë mësim në çdo mënyrë. Ajo këndon muzikën që ajo dëshiron; ajo vesh dhe jeton në një mënyrë që është unike për personalitetin e saj. Ajo ilustron në mënyrë të përkryer individualitetin e saj. Të gjithë ne duhet të mishërojnë këtë koncept dhe të jemi vetvetja.

Article Logic
Execution time: 0.0032830238342285