INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Revoltohet Eranda Libohova!  Shikoni si u kundërpërgjigjet portaleve [FOTO]

Revoltohet Eranda Libohova! Shikoni si u kundërpërgjigjet portaleve [FOTO]

Publikuar më: 15:37 25-07-2017

U tallën me të por ja si reagoi këngëtarja, Eranda Libohova…

Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur Eranda Libohova ishte kryeteme ne rrjetet sociale me një deklaratë të sajën. Ajo ishte shprehur me humor në një intervistë televizive se nga profesioni i saj siguron të ardhura të mjaftueshme për të siguruar jetësën, aq sa nuk di se ku të çojë paratë. Ku me pas ka shtuar duke qeshur se i shpenzon me udhëtime dhe shopping. Por deklarata e këngëtares është keqkuptuar nga masa e gjerë e portaleve në vend, të cilët kanë tentuar ta bëjnë këngëtaren objekt talljeje. Ja se si u është kundërpërgjigjur atyre Eranda, në një postim në profilin e Instagram:

‘Bela e madhe! Shikoni si shpifin portalet shqiptare ‘Jetërat, Lapsërat, Bomberat, Xingërat, këta shpifësa të pacipë që kur vjen puna për arsye interesash nxjerrin edhe hajdutët e mashtruesit më të mëdhenj të popullit si burrat më të ndershëm kurse për ne njerëzit e punës që lodhemi të fitojmë me dinjitet paratë tona pikërisht për ne transformojnë edhe një humor në lajm. Mendojnë se tallen me publikun dhe me njerëzit e punës këta opinionbërësat e rremë. Më lejoni t’ju jap një këshillë, si Eranda qytetare, nëse keni ndopak dinjitet për të vërtetën dhe po patët këllqe, merruni me problemet e vërteta të këtij vendi jo me sajesa të trasha për të cilat duhet t’ju skuqet edhe juve faqja.’

erandaaa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0025599002838135