INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Revolta e Bashës: “Rama bleu edhe 24 orë për Saimir Tahirin”

Revolta e Bashës: “Rama bleu edhe 24 orë për Saimir Tahirin”

Publikuar më: 17:51 20-10-2017

Kryetari i PD Lulzim Basha akuzoi drejtë për drejt Edi Ramin se urdhëroi mbrojtjen e Samir Tahirit. Duke komentuar vendimin e Këshillit te Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit për arrestimin e Saimir Tahirit Basha tha se “Qeveri anti mafia, largimi i Edi Ramës, janë e vetmja rrugë, e se Edi Rama bleu edhe 24 ore për Saimir Tahirin”.
Kreu i opozitës tha se “Saimir Tahirit i mbetën 24 orë gjatë të cilave do shkatërrohen prova, do priten fijet mes Tahirit, Ramës, ministrave të tjerë të kabinetit “Rama 2″ që figurojnë në përgjime, do çohen negociatorë për të shantazhuar dhe blerë të vërtetën”. Sipas Bashës, Rama gënjen kur thotë ka apo s’ka prova,se ato administrohen nga gjykata.
Basha
Provat që drejtësia italiane po i administron janë paraqitur nga prokuroria parlamentit, këshillit të mandateve me qëllim heqjen e një privilegji, imunitetit parlamentar që nuk jepet për të bërë trafik droge. Rama i tregoi sot shqiptarëve se është në krahë të Tahirit, se e vërteta e përbashkët që i lidh dhe inkriminon është shumë herë më e fortë se sa teoria e tij për të bërë drejtësi. Rama është bashkëpunëtor në këtë aferë kriminale që tregon narko-shtetin që sundon sot vendin. Askush s’kërkon prova për t’i hequr një privilegj Tahirit, provat administrohen nga gjykata.
Sipas kreut të PD-së faktet e bëra publike tregojnë se parlamenti s’ka rrugë tjetër përveçse Kuvendi ti heqë një orë e më parë imunitetin, Tahirit. “ Është drejtësia që do i japë vendimin e saj. Një qeveri antimafia është e vetmja rrugë që do të vendosë rend dhe siguri, opsionet po zvogëlohen. Kapja e institucioneve nga kupola krijon pak opsione për ndarjen nga krimi. Gjithë shqiptarët që kanë qenë në dyshime nga qeveria Rama t’i bashkohen opozitës. Po vjen ora të marrim në dorë fatet tona. Po vjen ora që shumica e shqiptarëve të marrin fatet në dorë për të larguar Ramën dhe për të arrestuar, Tahirin, Xhafajn e Ramën”- tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0038230419158936