INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Revista e modës

Revista e modës "Women’s Wear Daily" shkrim për stilin e Kryeministrit Rama

Publikuar më: 14:06 31-10-2017

Jehona e atleteve të kryeministrit Edi Rama në Samitin e NATOS, pak muaj më parë, vijon ende. Tashmë është revista prestigjioze e modës Women’s Wear Daily e cila i ka kushtuar një shkrim të gjatë stilit të veshjes së kryeministrit shqiptar, duke u ndalur tek veshja e tij në samitin e NATOS, ku Edi Rama u shfaq i veshur me atlete. Që në atë kohë lajmi ishte veshja e Kryeministrit, i cili në fakt kishte thënë në atë kohë në një intervistë në IN Tv, se atletet u pëlqyen aq shumë sa Presidenti Francez i kërkoi një palët të tilla.
Por tashmë Edi Rama zbulon detaje të atleteve që në fakt ia ka dhuruar presidentit francez.
Women’s Wear Daily:
Praktikisht isha lajmi më i madh i samitit. Presidenti francez më tha se i pëlqyen atletet e mia, kështu që i dërgova një palë kur u ktheva në shtëpi. Por për të i zgjodha me rripa blu dhe të kuq, për të kombinuar në mënyrë perfekte ngjyrat e flamurit francez”
Edi Rama shpesh herë është dëgjuar ta ndaje jetën në tre faza, ndërsa në mediat shqiptare refuzonte të thoshte se çfarë do të bënte, për Women’s Wear Daily” Kryeministri e thotë për herë të parë.
Women’s Wear Daily:
“Gjithmonë kam thënë se do kem një jetë të tretë. E para ishte si artist, e dyta si politikan dhe e treta do jetë një miks. Dua të dizenjoj këmisha, pantallona e çorape, gjëra të vogla. Jo si biznes, por pak a shumë për vete dhe njerëzit që njoh. Jo për prodhim masiv”.
Një pjesë të madhe të shkrimit zënë edhe idetë e Ramës për të shtuar eksportet e veshjeve me traditë shqiptare dhe se si kompanitë e mëdha të modës përdorin krahun e lirë të punës në Shqipëri për markat e tyre.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037600994110107