INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reshjet nga dëbora, bllokohet rruga e Thethit

Reshjet nga dëbora, bllokohet rruga e Thethit

Publikuar më: 14:25 10-12-2017

Bllokohet sërish rruga e Thethit. Për shkak të reshjeve të dëborës që kanë përfshirë zonën është e pamundur që të kalojnë automjetet.

Reshjet e mëdha të dëborës izolojnë edhe banorët e zonës.

Si pasojë e reshjeve trashësia e borës ka arritur mbi 50 cm.

Krahas bllokimit të rrugës në këtë zonë shqetësim mbetet edhe furnizimi me energji elektrike, ku rrjeti i amortizuar ka ndikuar që shumë zona të jenë në errësirë.

Si çdo vit zona e Thethit mbetet në mëshirë të fatit derisa bora të tërhiqet sadopak.

Article Logic
Execution time: 0.0035169124603271