INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reportazh tronditës i televizionit gjerman mbi mafian shqiptare[VIDEO]

Reportazh tronditës i televizionit gjerman mbi mafian shqiptare[VIDEO]

Publikuar më: 11:29 14-03-2019

Mafia shqiptare, tepër aktive në të gjithë Evropën dhe korrupsioni ende shumë i përhapur në Shqipëri. Kjo evidentohet në një reportazh të televizionit gjerman ZDF lidhur me Shqipërinë dhe aktivitetin e grupeve kriminale. Televizioni gjerman e cilëson Shqipërinë si Kolumbinë e Europës, ku bandat e krimit dhe të drogës janë të lidhura me politikën.

Referuar trafikut të drogës nga Shqipëria drejt vendeve fqinje, ZDF tranmeton se shpesh kontrollet e skafeve kanë rezultuar të pasukseshshme.
“Mafia shqiptare, tepër aktive në të gjithë Evropën. Korrupsioni ende shumë i përhapur në Shqipëri.
Shqipëria ndihmohet nga policia italiane kundër trafikut të drogës, mirëpo kontrollet e skafeve për drogë, shpesh kanë rezultuar të pasuksesshme.
Droga dhe kanabisi vijnë nga Shqipëria drejt Evropës. Shqipëria, vendi më i varfër në Evropë, gjithsesi në Tiranë gjen makinat më të shtrenjta.
Shqipëria, Kolumbia e Evropës, bandat e krimit dhe drogës të lidhur me politikën”, evidentohet në reportazhin e medias gjermane.
Gazetari Artan Hoxha, një prej të intervistuarve nga televizioni gjerman, thotë se mjetet dhe pagesat për punonjësit e policisë lënë shumë për të dëshiruar, çka bën që ata të jenë të pafuqishëm në luftën me bandat e fuqishme që operojnë në vendin tonë.
Së bashku me Artan Hoxhën, gazetarët gjermanë shkojnë në një vend ku ende ka parcela me kanabis.
Po ashtu një vend të rëndësishëm në reportazh i është kushtuar dhe akuzave ndaj Saimir Tahirit për trafik ndërkombëtar droge.
Media ka sjellë rastin e oficerit të antidrogës Dritan Zagani, që i duhet të jetojë jashtë vendit, ku ka kërkuar azil, për shkak se denoncoi lidhjet e shtetit me trafikun.
‘’Më kërcënoi jetën mafia e vendit tim”, shprehet Zagani gjatë reportazhit.

 

Linku i videon

https://www.zdf.de/politik/auslandsjournal/die-sendung-vom-13-maerz-2019-100.html

Article Logic
Execution time: 0.0035321712493896