INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reperi i njohur French Montana në një lidhje me këtë këngëtare shqiptare?! [FOTO]

Reperi i njohur French Montana në një lidhje me këtë këngëtare shqiptare?! [FOTO]

Publikuar më: 19:18 15-11-2017

Që French Montana ka simpati për këngëtaret shqiptare e dinim, por që është në një lidhje me njërën prej tyre nuk na kishte shkuar në mendje.
Reperi i njohur ishte pjesë e videoklipit të Dafina Zeqirit, ka bashkëpunuar me Era Istrefin për këngën “No I Love Yous” si dhe është parë të flirtojë me Rita Orën si dhe është fotografuar disa herë me Bebe Rexhën. Ai ka kaluar romanca me shumë femra të tjera të famshme si Khloe Kardashian e së fundmi Demi Lovato, por mesa duket e dashura aktuale e French Montana është këngëtarja shqiptare Bebe Rexha. Të paktën kështu shprehen mediat amerikane, të cilat shkruajnë se reperi me origjinë nga maroku dhe shqiptarja janë parë bashkë në një mbrëmje romantike në Los Angeles dhe shprehen se në “menu” kishte shumë “romancë”. Në fakt i kemi parë edhe para disa muajsh bashkë por menduam se mos po kurdisnin ndonjë hit. Neve na pëlqejnë gjërat zyrtare, kështu që jemi në pritje të fotove të tjera, atyre fotove që flasin vetë.

rna.png

bashk.png

Article Logic
Execution time: 0.0033109188079834