INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reperi i famshëm i hap telashe vetes, muzika e tij bojkotohet nga të gjithë! [FOTO]

Reperi i famshëm i hap telashe vetes, muzika e tij bojkotohet nga të gjithë! [FOTO]

Publikuar më: 14:32 08-05-2018

Si duket, ka folur më shumë seç duhet. Edhe pse thuhet në parim që ekziston ‘liria e fjalës’, në të vërtetë opinioni i lirë kushton. Dhe shembulli më i mirë për këtë është reperi Kanye West. Pas një mungese të gjatë, ai u rikthye në rrjetet sociale vetëm pak ditë më parë duke marrë vëmendjen maksimale. Mbështetja e hapur që i bëri presidentit Trump apo deklaratat se skllavëria ishte zgjedhje, irritoi ndjekësit e tij të cilët e kanë ‘kryqëzuar’ reperin për deklaratat e papritura. Madje kjo i ka kushtuar shtrenjtë edhe për muzikën e tij.

Të gjitha radiot në SHBA kanë bojkotuar të gjitha këngët e West duke i ulur shitjet në mënyrë drastike!

Emisioni radiofonik “The Morning Bounce”, në Detroit, njoftoi në rrjetet sociale se Ëest e ka ekzagjeruar me deklaratat e bëra dhe se nuk duan më ta dëgjojnë muzikën e tij në kanalin e tyre: “Refuzojmë t’i japim të drejtën e një platforme për t’u shprehur”.

kanye-west-kid-cudi-live-performance-1-920x584.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036070346832275