INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rëndohet situata nga përmbytjet në Shkodër

Rëndohet situata nga përmbytjet në Shkodër

Publikuar më: 09:32 20-03-2018

Është vështirësuar situata nga përmbytjet në Shkodër. Nga të dhënat e Ministrisë së Mbrojtjes janë mijëra hektarë tokë nën ujë, ndërsa me dhjetëra banesa janë nën pushtetin e ujit. Sipas të dhënave vetëm në Bashkinë Shkodër rreth 157 banesa kanë prezencë uji dhe 9 shtëpi janë të përmbytura.
Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 80 ha.
Kampi i romëve pranë Prokurorisë Shkodër është i përmbytur. Bashkia Shkodër ka zhvendosur fëmijët në Qendrën Komunitare Nr 4. Ndërkohë në bashkëpunim me Forcat e Ushtrisë, me dy kamionë është bërë evakuimi i të rriturve në strehimin përkatës në Bërdicë.
Me ndihmën e Forcave të Ushtrisë po merren masa për forcimin e argjinaturave.
Ndërkohë nga DRMSH janë dërguar rreth 5000 thasë me rërë të cilët po përdoren për forcimin e argjinaturave.
Ndërsa në njësinë Administrative Dajç janë mbi 940 ha tokë e përmbytur.
Në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 28 familje, në fshatin Mushan 4 familje dhe në fshatin Darragjat 4 familje. Në 3 banesa ka prezencë uji.
Njësia Administrative Ana Malit:
Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura. Në Obot kalohet vetëm me varka. Rrugët e fshatit Goricë janë të pakalueshme për automjetet. Në 3 banesa në Obot, 7 banesa në Muriqan dhe 4 banesa në lagjen Gallube ka prezence uji.
Njësia Administrative Bërdicë:
Janë mbi 530 ha tokë të përmbytura.
Njësia Administrative Velipojë: janë mbi 100 ha tokë të përmbytura.
Njësia Administrative Rrethina: janë 70 ha tokë të përmbytura.
Janë evakuuar 5 familje me 23 banorë. Gjithashtu janë transportuar nga fshati Obot për në Oblikë 65 banorë nga këta 50 nxënës dhe 15 banorë.

Article Logic
Execution time: 0.0034439563751221