Kampionia kombëtare dhe rekordmenia e hedhjes së çekiçit, Emiljana Ciko, rrëfen për për emisionin Adrenalina në In TV karrierën sportive, problematika si dhe rekordet e saj. Hedhja e çekiçit në Shqipëri është një sport pak i zhvilluar, ku të sjell pak fitime dhe se mbështetja e Federatës është shumë e vogël…
“Ky sport nuk është se është shumë fitimprurës. Federata dikur na ka pas dhënë shumë përkrahje sepse dhe buxhetin e ka pasur më të madhkurse ka disa vite që buxheti është përgjysmuar dhe ne i përballojmë vetë shpenzimet” tha Ciko për IN TV.
Ciko u shpreh se ky sport është pak i përhapur në vendin tonë për shkak të mungesës së kushteve dhe të terrenit ndërsa në vendet e tjera sporti i çekiçit është shumë i përhapur.
Emiljana është rekordmene absolute në sportin e çekiçit në vendin tonë ku ka thyer disa rekorde por suksesi i saj ka vazhduar edhe jashtë Shqipërie ku ka arritur vendin e dy dhe në vendin e tretë në kupat e europës. Ajo shprehet se në të ardhmen nuk dëshiron të largohet nga bota e sportit por të vazhdojë si trajnere.
![Rekordmenia Ciko flet për sportin e çekiçit, ja pse nuk zhvillohet në vendin tonë [VIDEO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/b6a2eb46538ff14d43b2db2e1195329c_L.jpg)