INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Refuzuan  çështjen Shullazi, Arta Marku ndëshkon 10 prokurorët

Refuzuan çështjen Shullazi, Arta Marku ndëshkon 10 prokurorët

Publikuar më: 16:27 20-09-2018

Arta Marku ka vendosur të ndëshkojë prokurorët e Krimeve të Rënda të cilët refuzuan të marrin pjesë në short për dosjen Shullazi.
Kujtojmë se 1 ditë më parë prokurorët i kanë dalë nga zyra shefes së krimeve të rënda, Donika Prela, duke thënë se shorti për një dosje hidhet kur kanë dhënë dorëheqjen prokurorët e mëparshëm.

Sipas tyre ky nuk është rasti kur duhet të zgjidhen me short për të dhënë pretencën për Shullazin.

Në këtë histori, Arta Marku është vendosur në krah të Donika Prelës dhe kundër gjithë prokurorëve të krimeve të Rënda.
Prokurorët të cilët do ti nënshtrohen hetimit disiplinor janë:

Olsian Çela

Përparim Kulluri

Behar Dibra

Sonila Muhametaj

Arenc Çela

Edvin Kondili

Pranvera Pustina

Eugen Beçi

Blerim Tominaj

Besim Hajdarmataj.

Article Logic
Execution time: 0.0038559436798096