INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reforma në drejtësi, Meta i përgjigjet Ramës dhe BE-së: S’ndaloj askënd të këndojë

Reforma në drejtësi, Meta i përgjigjet Ramës dhe BE-së: S’ndaloj askënd të këndojë

Publikuar më: 12:47 23-05-2019

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi i pyetur nga mediat për një reagim lidhur me qëndrimet e shprehura dje nga ambasadori i BE dhe kryeministri Rama për reformën në drejtësi sqaron se presidenti do të vijojë përpjekjet për zbatimin e reformës në drejtësi për të evituar kapjen e sistemit.

“Kam vetëm një qëndrim për të dy. Presidenti i Republikës, jo vetëm i ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme deri tani, në mënyrë transparente e sistematike, të dokumentuar dhe informale, konstruktive e gjithëpërfshirëse, por edhe do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për zbatimin kushtetues të reformës në drejtësi, për të evituar vonesat, kolapsin, zbatimin e njëanshëm e përçarës dhe kapjen e sistemit. Presidenti nuk do të lodhet edhe në të ardhmen, si detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë, të punojë në këtë frymë. Ndërkohë Presidenti nuk ndalon askënd, të këndojë ‘na fitorja në fitorje’, si në variantin solo, ashtu edhe në kor”thuhet në reagim.

Kreu i shtetit kritikoi dje misionin 'Euralius' në Shqipëri për zbatimin e reformës në drejtësi. Meta tha se kjo nuk është drejtësi europiane, dhe nuk do ta luftojë krimin dhe korrupsioni. Kryeministri Rama reagoi duke thënë se falë vettingut Kushtetuesja sot është një djep bosh pa shejtanin brenda.Ndërkohë që ambasadori i BE-së, Soreca duke iu përgjigjur Metës u shpreh se reforma në drejtësi, po zbatohet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë dhe legjislacionin kombëtar përkatës.

Article Logic
Execution time: 0.0039248466491699