INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Redaktorja e BBC-së e diskriminuar në pagë, lë punën. Kolegët vlerësojnë Gracie

Redaktorja e BBC-së e diskriminuar në pagë, lë punën. Kolegët vlerësojnë Gracie

Publikuar më: 09:28 08-01-2018

Redaktorja e BBC-së për redaksinë në Kinë, Carrie Gracie, ka dhënë dorëheqje nga posti i saj, pasi ndihej e diskriminuar me pagesën që i bëhej asaj, krahasuar me kolegët e saj meshkuj. Në një letër të hapur, Gracie e cila punonte në BBC për më shumë se 30 vjet, ka akuzuar korporatën se ka një “kulturë të fshehtë dhe të paligjshme të pagave mes gjinisë mashkullore e asaj femërore”. The Guardian shkruan se vendimi i Gracie është përshëndetur gjerësisht nga një sërë figurash të shquara të korporatës mediatike. Si burrat ashtu edhe gratë e BBC e kanë konsideruar redaktores si, trime, të shkëlqyer dhe njeri me parime. Një grup i cili përfaqësonte gratë në BBC, ka njoftuar se ka informacione se deri në 200 gra kanë paraqitur ankesa të tilla. Ajo është shprehur e pakënaqur pasi ka thënë se ata të cilët fitojnë më shumë se 150,000 funte, i përkisnin gjinisë së kundërt. Megjithatë, BBC i është përgjigjur duke thënë se nuk bëjnë “asnjë diskriminim kundër grave”. Gracie la pozitën e saj si redaktore e zyrës së Pekinit.Ajo tha se do të kthehet në postin e saj të mëparshëm në redaksinë televizive, nëse do të paguhet në mënyrë të barabartë.

Article Logic
Execution time: 0.003305196762085