INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Red Bull heq dorë nga bashkëpunimi me Renault për garat e Formulës 1, ja kush do ta zëvëndësojë

Red Bull heq dorë nga bashkëpunimi me Renault për garat e Formulës 1, ja kush do ta zëvëndësojë

Publikuar më: 12:20 19-06-2018

Skuderia austriake Red Bull, do të furnizohet nga viti i ardhshëm e deri në atë pasardhës me motorët e firmës japoneze Honda për garat e Formulës 1, duke hequr dorë kështu nga bashkëpunimi me Renaultin francez.

Christian Horner, drejtuesi kryesor i skuderisë me pilotë Max Verstappen dhe Daniel Ricciardo, të cilët do të garojnë nga viti i ardhshëm nën emrin Aston Martin Red Bull Racing, shprehet se ky akord disavjeçar me Hondën shenjon fillimin e një faze të re entuziazmuese të përpjekjeve të austriakëve për të konkurruar jo vetëm për fitimin e garave, “por edhe për fitimin e Botërorit, që mbetet gjithmonë objektivi ynë kryesor”.

“Gjithmonë i kemi marrë vendimet tona bazuar mbi një kriter të vetëm në mendje, e besojmë se kjo zgjidhje do të na japë mundësinë të konkurrojmë në një nivel më të lartë. Pas një vlerësimi të kujdesshëm, jemi të bindur se ky partneritet i ri me Hondën do të jetë rruga e duhur për ne.

Kemi mbetur të mahnitur nga imenjimi i Hondës në Formulën 1 dhe nga hapat e mëdhenj që ka bërë kohët e fundit me skuderinë simotër, Toro Rosso.

Ambiciet e tyre janë njësoj si tonat, kështu që mezi presim të punojmë me Hondën në vitet e ardhshme, në kërkim të objektivave të mëdhenj në F1”, u shpreh më tej Horner.
Me këtë njoftim merr fund kështu raporti 12-vjeçar me Red Bullit dhe Renault, një motor i përdorur për herë të parë në vitin 2007.

Article Logic
Execution time: 0.0031039714813232