INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reali e “ndjeu”mungesën e Ronaldos, këto janë tre emrat surprizë që mund ta zëvendësojnë

Reali e “ndjeu”mungesën e Ronaldos, këto janë tre emrat surprizë që mund ta zëvendësojnë

Publikuar më: 11:41 17-08-2018

Real Madridi po ndjek një “9” të aftë për të mbushur, të paktën pjesërisht, hendekun e mbetur nga largimi i Cristiano Ronaldos, që të mbajë ngarkesën e tij (mesatarisht) prej 50 golash sezonalë. Sipas “AS”, janë ende tri opsione të mundshme: Timo Werner (Leipzig), Rodrigo (Valencia) dhe Mauro Icardi (Inter).

Për Werner, 22 vjeç, në axhendën e Real Madridit që nga vera e kaluar, e panjohura do të ishte mungesa e përvojës në nivele të caktuara; ashtu si për Rodrigo, i cili është i preferuari i Julen Lopetegui, por ka një klauzolë prej 120 milionë euro dhe nuk është një sulmues i mirëfilltë.

Prej tri opsioneve, më shumë i sigurt në frontin e golashënimit është Icardi. Ylli argjentinas i Interit ka realizuar 98 gola në katër sezonet e fundit me zikaltrit. Emri i tij shpesh është lidhur me “Los Blancos”.Ai do të ishte ideal për nevojat e Real Madridit, por tregu (në hyrje) në Itali mbyllet sot, në orën 20:00 dhe Interi do ta gjente veten në këtë mënyrë në pozitën e të mosqenit në gjendje për të gjetur një zëvendësues. Për pasojë, do ta kundërshtojnë shitjen e Icardi.

Lopetegui pretendon blerje: një qendër dhe një anësor majtas, përveç sulmuesit, pasi qëndrimi i Luka Modric në “Bernabeu” u sigurua. Deri më tani asnjë shpenzim i çmendur, edhe nëse deri më 31 gusht gjithçka është e mundur.

Article Logic
Execution time: 0.0039429664611816