INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Real Madrid nuk fal, Perez merr vendim drastik ndaj federates

Real Madrid nuk fal, Perez merr vendim drastik ndaj federates

Publikuar më: 15:33 15-01-2019

Real Madrid e ka shfaqur hapur pakënaqësinë e trajtimit që po i bëhet nga gjyqtarët, sidomos nga ato që janë në dhomën e VAR. Në të paktën tre raste janë evidentuar gabime në dëm të kampionëve të Evropës, dhe kjo situatë nuk është toleruar më nga drejtuesit e klubit. Duke filluar nga e shtuna Florentino Perez nuk do të paraqitet në asnjë nga mbledhje që do zhvillojë federata spanjolle. Në Madrid janë të bindur se ata mund të mbijetojnë edhe jashtë institucioneve spanjolle, aty ku presidenti i klubit madrilen mban një post drejtues.

Te Real Madrid ndihen të tradhtuar dhe besojnë se nuk po trajtohen në mënyrë të barabartë, prandaj do jenë jashtë çdo institucioni duke prishur të gjitha mundësitë për dialog. Nëse federata nuk formalizon ribashkimin me La Liga-n nuk do ketë frymë bashkëpunimi nga “Los Blancos” për avancimin e këtij sporti.

Klubi nga “Bernabeu” ka evidentuar disa raste kur VAR nuk është përdorur në dëm të tyre. Filloi me ndeshjen kundër Eibar, më pas në penalltinë e mohuar ndaj Real Sociadat dhe së fundi në ndeshjen ndaj Betis kur nuk u dha një pozicion jashtë loje nga ku pësuan gol. Këto kanë vënë vulën dhe ka detyruar drejtuesit të marrin këtë vendim.

Article Logic
Execution time: 0.0035421848297119