INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon Ylli Baka: Ja pse u përmenda nga banda e Habilajve...

Reagon Ylli Baka: Ja pse u përmenda nga banda e Habilajve...

Publikuar më: 12:54 18-10-2017

Askujt nuk ja priste mendja se emri i këngëtarit të muzikës popullore Ylli Bakaj do të gjendej në dosjen e Habilajve.

Dosja e Habilajve është kthyer në temën e ditës dhe nuk ka kaluar pa prekur  jo vetëm politikën dhe drejtësinë , por edhe fushën  e muzikës, Ylli Baka është përfshirë në këtë dosje.

Ai është përfshirë në bisedën mes dy të arrestuarve tashmë Maridian Sulajt dhe Mariglen Alimuçajt që janë zbuluar nga përgjimet ambientale.

“Flasin edhe për Ylli Bakën dhe thonë që është përdorues si gjithë të tjerët”, shkruhet në dosjen italiane.

Pas kësaj ngjarje, Ylli Baka ka folur për newsbomb për të sqaruar lidhjen me dy personat e arrestuar: “I kam fansa, kanë qenë kudo nëpër koncerte.  Kam qenë në dasmën e vëllait të vogël të Habilajve, kjo është lidhja e vetme.”

Article Logic
Execution time: 0.0023128986358643