INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon QSUT për dorëheqjen e 8 mjekëve: Kjo është e vërteta

Reagon QSUT për dorëheqjen e 8 mjekëve: Kjo është e vërteta

Publikuar më: 20:39 05-12-2017

Ditën e sotme u bë i ditur lajmi që mjekët e Urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë janë dorëhequr nga pozicioni i punës.
Mësohet se mjekët kanë plotësuar një letër e cila u drejtohej presidentit Meta, kryeministrit Rama dhe ministres së Shëndetësisë.
Letra është firmosur nga të gjithë mjekët e Urgjencës në QSUT të cilët shprehen se nuk kanë kushte pune dhe staf mjekësor, ndërsa ka mbingarkesë me të sëmurë të shtruar.
Pas tyre ka ardhur edhe reagimi zyrtar i QSUT-së.
Në një deklaratë për mediat QSUT thotë se: “puna në Urgjencë nuk është ndërprerë për asnjë moment dhe se të gjithë mjekët që punojnë në këtë shërbim janë në punë.”
“Urgjenca furnizohet rregullisht me barna, ne jemi në gadishmëri për t’i shërbyer qytetarëve”, thuhet në reagim.

Article Logic
Execution time: 0.0041029453277588