INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon ish Ministrja e Arsimit: Çfarë po ndodh me shqiptarët? Jemi në një situatë pa këmbë e kokë

Reagon ish Ministrja e Arsimit: Çfarë po ndodh me shqiptarët? Jemi në një situatë pa këmbë e kokë

Publikuar më: 12:01 30-05-2018

Ngjarja e rëndë e regjistruar në qytetin e Kavajës ku një i rritur pedofil kryente veprime të turpshme një të mitur ka tronditur opinionin publik.
Ndaj këtij rasti ka reaguar dhe ish zv Ministrja e Arsimit Nora Malaj e cila e ka konsideruar rastin si tepër të rëndë.
“Ndonëse në kronikat e lajmeve u tha që i rrituri ishte i sëmurë psikik, dëmi te fëmija u krye. Momenti i parë kur përballesh me të është aq i rëndë, saqë ti nuk e beson se po ndodh në vendin tënd”, deklaron Malaj.

Postimi i plotë:

Çfarë po ndodh?
Në morinë e situatave dhe pështjellimeve që sot po ndodhin, jemi në një situatë pa këmbë e kokë. Dje në mediat sociale qarkullonte një video, ku kryenin veprime të turpshme një i rritur pedofil me një fëmijë 12-vjeç, në mjediset e oborrit të një shkolle, nga prapa. Ndonëse në kronikat e lajmeve u tha që i rrituri ishte i sëmurë psiqik, dëmi te fëmija u krye. Momenti i parë kur përballesh me të është aq i rëndë, saqë ti nuk e beson se po ndodh në vendin tënd.
Po dje, statistikat treguan që në Shqipëri është rritur numri i njerëzve me gjendje psiqike të rënduar. Rastet më të rënda shfaqen në qytetin e Shkodrës.
Po dje, rasti i dytë i vetvrasje pas daljes nga komisariati, si situatë keqtrajtuese në këto mjedise.
Sot shifrat alarmante të sëmundjeve vdekjeprurëse kanceroze kanë rritur shifrën me rreth 5 mijë të rasteve të reja, me një grupmoshë 16- 40 vjeç dhe shkaqet janë ushqimi, kontaminimi i mjedisit dhe standardet e jetesës. Qytetet më të prekura janë Elbasani, Fieri , Korça dhe Gjirokastra. Kjo është tabloja që shfaqet sot para nesh. Fëmijëri e pasigurt, qyetatarë që ju mohohen të drejtat themelore të tij, situatë e pashpresë që rrisin stresin dhe vetvrasjet, sëmundjet mendore dhe ato kanceroze dhe vendi duket sikur po kalon gjendjen apokaliptike të një të sëmuri, i cili nuk ka shpresë...
Ku po shkojmë vallë? Shqipëria është vendi i shqiptarëve, ku shqiptarët si qytetarë europian duhet të trajtohen si të tillë nga shteti i tyre! Ku po shkojmë?

Article Logic
Execution time: 0.0037360191345215