INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon ashpër Basha për ndalimin e protestuesve të opozitës

Reagon ashpër Basha për ndalimin e protestuesve të opozitës

Publikuar më: 13:56 02-01-2018

Lulzim Basha, reagon për herë të parë për këtë vit të ri duke akuzuar ashpër pushtetin. Ai ka dënuar ndalimin e qytetarëve që morën pjesë në protestën e opozitës dy javë më parë para parlamentit.

Basha në FB shkruan: “Ndalimi i protestuesve edhe në natën e ndërrimit të viteve është reagim prej frikacaku i Edi Ramës nga zemërimi masiv i qytetarëve, që falë bashkëqeverisjes së tij me krimin, janë sot më të varfrit në Europë. Ndërsa me bekimin e tij kalojnë tonelata droge drejt Italisë, policia e urdhëruar nga Edi Rama dhe vellai i trafikantit të drogës, Fatmir Xhafa, po ndalon qytetarët, që u ngritën kundër dhunimit të Kushtetutës, kundër emërimit të Edi Ramës kryeprokuror. Këto janë shenjat e tmerrit që i ka kapur nga protesta e rradhës. Burgosja e qytetareve nuk e shpëton dot Edi Ramën, sepse një popull të terë nuk e burgos dot. Burgu është vend për trafikantët, bashkëpuntorët e krimit në pushtet, për të korruptuarit që Edi Rama po bën gjithçka për t’i mbrojtur, jo për qytetarët, që ngrihen se nuk sigurojnë dot bukën e fëmijëve të tyre, ngrohjen në këtë dimër të acartë, nuk paguajnë dot faturat që rriten çdo vit. Me akte të tilla Edi Rama nuk bën gjë tjetër veçse po firmos me shpejtësi fundin e tij politik. Shqiptarët e vranë frikën 28 vite më parë. Kushdo që përpiqet të rikthejë sundimin përmes frikës, do të ketë të njëjtin fund!”

Article Logic
Execution time: 0.0036687850952148