INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagimi i parë nga qeveria! Punëtorët e skelave vdiqën në pallatin e tij, Erjon Braçe kërkon publikisht ndjesë

Reagimi i parë nga qeveria! Punëtorët e skelave vdiqën në pallatin e tij, Erjon Braçe kërkon publikisht ndjesë

Publikuar më: 21:05 18-08-2019

Zv/kryeministri Erion Braçe u shpreh për vdekjen e dy punëtorëve Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodrës, të cilët humbën jetën pasi skela e pallatit ku punonin u shemb në rrugën ''Faik Konica''.

Nëpërmjet një shkrimi të gjatë, Braçe u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave, duke shprehur se si zyrtar qeverie është në ‘’borxh me ta dhe çdo punëtor tjetër, që duhet të punojë në kushte të plota sigurie në vend’’.

Ai sulmoi dhe përgjegjësit e shkaktarët e kësaj tragjedie.

Por, Braçe nuk la jashtë vëmendjes dhe faktin se ngjarja e rëndë ndodhi në pallatin ku ai banon prej vitesh, lajm i cili u përhap me shpejtësi në media. Numri 2 i qeverisë u shpreh se ‘’ky pallat nuk është në pronësi të tij dhe se ai banon në një apartament, të cilin e ka blerë me kredi. ‘’

Postimi i Erion Braçes:

''PËR ERGYSIN, ORJANIN,
PUNËTORËT, BORXHIN TIM!

POR EDHE PËR ‘PALLATIN TIM’,
ATË QË VRAU TË RINJ PRINDËR,
ATË QË VODHI SA MUNDI,
ATË QË VRET GRA DHE ATË TJETRIN QË
KA VJEDHUR QË KULISH!
TË VERTETAT!

Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra,
të dy të rinj e punëtorë,
u përcollën sot për në banesën e fundit!
Lutem që të gjejnë paqe;
Djem të mirë nga ata që,
mendojnë për familjet, prindërit,
vëllezer e motra të tjerë,
djem të mirë që duan të ndërtojnë
një të ardhme të drejtë e të ndershme
për vete e familjet e tyre,
nuk gjejnë paqe, por kërkojnë e gjejnë punë,
si ata!
Gjithçka e tyre kaloi nga puna,
mjeti më i drejtë e i ndershëm për të qenë në paqe me çdo gjë, edhe veten!
Ata nuk thanë ‘JO’,
pranuan e bënë punën më të vështirë,
fizike e në lartësi!

Puna është një e drejtë,
duhet të jetë e sigurtë për
shëndetin, jetën;
e paguar drejt për të shpërblyer
mundin e djersën e secilit!

PO! NË KËTË KUPTIM,
UNE KAM PËRGJEGJËSI!
PËR ÇDO QYTETAR NË KËTË VEND!

Është një beteë që duhet bërë,
çdo ditë, madje çdo orë pune të saj,
pa e humbur asnjë minutë vëmendjen,
në pallatin ku unë banoj apo
në cilindo kantier ku punohet,
ku ka vjaza, gra e djem dhe burra
(prej punës të tillë,
që punojnë!)

KY ËSHTË BORXHI QË U KAM
ERGYSIT DHE ORJANIT,
ÇDO PUNËTORI NË KËTË VEND!

Karrigia as që ka rëndësi fare këtu,
as e kam pasur, as e kam kërkuar,
as më mban e as e mbaj;
si përherë e mendova për punë,
e kam parë dhe e shoh si punë!

Tani,
me shumë përulesi ndaj familjareve të Ergysit dhe Orjanit,
pasi heshta 48 orë në respekt të
dhimbjes së pashembullt të tyre,
durova po aq akuzat e
një krimineli barbar që
ka pushkatuar te rinj prindër dhe,
një tjetri, hajdut ordiner, të cilin nuk e lënë të udhetojë në SHBA,
të dy politiqenë këta,
një vrasësi barbar grash dhe,
një hajduti ordiner turistësh,
njëri pronar medie e tjetri
pronar i një shoqate që jepet me lekë
tek i paligjshmi i parë qe do të luftoje si i paligjshëm qeverinë apo konkurentin,
dua të them ca të verteta;

E para, unë nuk kam pallat, as vilë;
as kam patur e as kam ndërtuar apo
blerë një të tillë, fare;
sic kam thënë,
prej 18 vitesh kam një apartament 89 m2,
blerë me kredi që vijoj ta paguaj.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0079410076141357
    array(1) { ["section"]=> string(115) "reagimi-i-pare-nga-qeveria-punetoret-e-skelave-vdiqen-ne-pallatin-e-tij-erjon-brace-kerkon-publikisht-ndjese-100738" }