INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raportohet një skandal në zgjedhje, numri i votuesve shumë më i ulët se ai i votave të numëruara! Detajet…[FOTO]

Raportohet një skandal në zgjedhje, numri i votuesve shumë më i ulët se ai i votave të numëruara! Detajet…[FOTO]

Publikuar më: 10:16 01-07-2019

Me gjasa dyshimet e opozitës se nëpër kuti janë hedhur vota shtesë po vërtetohet. Rasti i parë i madh dhe skandaloz ka ndodhur në bashkinë e Urës Vajgurore ku kandidonte Juliana Mema, shkruan Syri.net.

Sipas të dhënave zyrtare nga ana e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve të bëra publike mbrëmjen e djeshme në Urën Vajgurore kanë votuar 5900 qytetarë, ose 19.18%.
Por numërimi i votave të gjetura në kuti, kanë shfaqur edhe skandalin.
Po sipas të dhënave zyrtare nga ana e KQZ-së të publikuara në faqen zyrtare kandidatja e PS-së në bashkinë e Urës Vajgurore ka fituar me 7666 vota.
Diferenca mes votuesve dhe votave të gjetura në kuti është 1766 vota.

Po Klemend Zguri nga KQZ ka një shpjegim për këtë fenomen. Ai tha se raportimet nga komisionerët këtë vit u bënë nëpërmjet telefonit, ndaj dhe shifrat për pjesëmarrje janë kontradiktore. Pra asgjë s'qenka zyrtrare.

 

ura.jpg

votim.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037288665771484