INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporti tronditës i koncensionit Milot-Balldren/ Si u rritën kostot hapa pas hapi?

Publikuar më: 09:31 19-08-2019

Koncensionit për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren aq shumë i përfolur kohët e fundit i janë shumëfishuar kostot nga projekti i parë deri më sot. Ai ka kapur një total shpenzimesh që shkon në 300 milionë euro dhe fillimisht ishte planifikuar të ndërtohej si një by pass me gjatësi 4 kilometër që do të kushtonte vetëm 24.6 milionë euro. Kjo është bërë publike në analizën që Ministria e Infrastrukturës ka raportuar për monitorimin mbi zbatimin e strategjisë sektoriale të transportit 2016-2020.

Sipas analizës, kuadri i investimeve për Ballkanin Perëndimor që funksionon në kuadër të nismës së Berlinit kishte akorduar 350 mijë euro për studimin e ndikimit në mjedis të projektit teksa kishin përfunduar gjetjet paraprake të studimit të fisibilitetit.
Në ndërhyrjet e fundit qeveria shqiptare ka raportuar se, by pass i Lezhës do të ndërtohet si një partneritet Publik-Privat që përfshin aksin nga Miloti në Balldren.
Ky projekt që zgjatet në 17 kilometra parashikohet të financohet me një vlerë kufi që arrin në 300 milionë euro dhe është kontraktuar për tu ndërtuar me koncension. Projekti i kundërshtuar për shkak të kostove të mëdha mori edhe miratimin e Parlamentit, por së fundmi u rëzua pra nuk u dekretua nga Presidenti i Republikës.
Ekspertë të fushës që kanë punuar me studimin e pararafisibilitetit për by passin e Lezhës thanë se, ndërtimi me koncesion i një projekti të ekzagjeruar ka shmangur zgjidhjen fillestare me më pak kosto dhe që do të kishte përfunduar më shpejt. Sipas tyre nuk ka kuptim që një investim i tillë të bëhet në mes të një aksi ku standardet nuk janë të njëjta.
Si u frynë kostot e një By Passi të thjeshtë në 300 mln euro
Sipas Monitor, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me nxitim, në seancën e fundit të këtij sezoni, kontratën koncesionare të formës së Partneritetit Publik Privat për rrugën Milot-Balldren. Kjo kontratë u iniciua pas një oferte të pakërkuar nga kompania ANK, për miratimin e të cilës u bë një tender, por siç ndodh përgjithësisht, tenderi rezultoi formal, pasi fituesi , në tetor 2018, u shpall kompania që kishte bërë ofertën e pakërkuar.
Sipas kontratës, së miratuar tashmë në Kuvend, kostot e projektit të rrugës Milot – Balldren, me një gjatësi totale prej 17.2 km, është 213.6 milionë euro, plus TVSH-në, ose 256 milionë euro përfshirë TVSH-në. Kontrata është e miratuar në euro, dhe pagesat koncesionari do i marrë në euro, ndonëse qeveria shqiptare i merr të ardhurat dhe kryen pagesat në lekë. Me kursin aktual të këmbimit, ku një euro është rreth 122 lekë, kosto në lekë e kësaj kontrate në total është 31.2 miliardë lekë.
Nga kjo shumë, financimi i kompanisë është 140 milionë euro, sipas specifikimeve në kontratë, nga të cilat një hua bankare prej 70 milionë eurosh, e cila do të merret nga një ose më shumë institucione financiare, financimi nga furnitorët prej 19.5 milionë eurosh dhe 52 milionë euro kompania premton se i ka nga kapitali i vet. 12 milionë euro janë shpenzime mirëmbajtje. Pjesa e mbetur prej 60 milionë eurosh do të shkojë për pagim interesash dhe fitimin e kompanisë.
Koncesioni është për 13 vjet dhe qeveria pritet të fillojë pagesat në vitin e tretë, konkretisht në 2022 për një periudhë prej 11 vitesh.
Por, qeveria në kuadrin e saj afamesëm është e përgatitur të paguajë deri në 36.5 miliardë lekë për këtë koncesion, sipas tabelave të brendshme të hartuara nga Ministria e Financave për llogari të institucioneve ndërkombëtare dhe të siguruara nga Monitor. Pra shuma maksimale që qeveria parashikon të paguajë nga buxheti i saj është dhe 5.3 miliardë lekë, ose gati 44 milionë euro më shumë (e llogaritur me kursin aktual 1 euro=122 lekë), sesa ajo e miratuar në kontratën nga Kuvendi, duke e çuar koston në total në 17 milionë euro për kilometer, për shkak se kontrata parashikon ndryshime dhe shtesa gjatë punimeve.

Raporti tronditës i koncensionit Milot-Balldren, si u rrir kosto hapa pas hapi

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0095701217651367
    array(1) { ["section"]=> string(83) "raporti-trondites-i-koncensionit-milot-balldren-si-u-rrit-kosto-hapa-pas-hap-100743" }