INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporti. Shqiptarët me 8 vjeçare biznesmenë, ata me arsim të lartë ikin nga Shqipëria

Raporti. Shqiptarët me 8 vjeçare biznesmenë, ata me arsim të lartë ikin nga Shqipëria

Publikuar më: 13:45 20-03-2018

Niveli i ulët i pagave në Shqipëri ka shoqëruar vendin tonë përgjatë gjithë viteve të tranzicionit. Përkundër vendeve të rajonit, vendi ynë ka mbetur pas sa i përket nivelit të pagës minimale. Sipas një studimi të Bankës Botërore Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajonin e Ballkanit, çka tregon dhe nivelin e jetesës për qytetarët shqiptarë. Ndërkohë Banka Botërore ka realizuar një studim për tendencat e punësimit në rajonin e Ballkanit, ku të dhënat janë mjaft interesante. Një prej tyre është dhe niveli arsimor i të vetëpunësuarve në Shqipëri. Sipas raportit arsimi nuk është treguesi që shqiptarët mund të vetëpunësohen, përkundrazi. Shqipëria zë një vend rekord në rajonin e Ballkanit të atyre që janë të vetëpunësuar, por që kanë nivel arsimimi 8-vjeçar. Më të vështirë për tu vetëpunësuar e kanë ata me nivel arsimor të lartë thuhet në raportin e Bankës Botërore. Ndërsa në Shqipëria ata që kanë nivel arsimor 8 vjeçar kanë gjetur zgjidhet tek bizneset private në pjesën tjetër të rajonit të Ballkanit pjesën më të madhe të të vetëpunësuarve e zënë ata që kanë arsim të mesëm.
Një tjetër çështje e studimit të bankës botërore ka qenë dhe emigrimi i trurit në rajonin e Ballkanit. Sipas raportit vendet e Ballkanit Perëndimor po vuajnë nga largimi i trurit pasi pjesa që po emigron është pikërisht pjesa me arsim të lartë. Në raport thuhet se është rritur pjesa e popullsisë që ka emigruar në raport me popullsinë totale. Në këtë pikë vendi ynë është renditur i dytë për emigrimin e trurit, ku sipas Bankës Botërore 1.05 milionë emigrantë janë shqiptarë.

Article Logic
Execution time: 0.0037801265716553