INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raporti 5-mujor i bashkëqeverisjes, Rama: U shqyrtuan 4454 ankesa në total, por ka ende grabitqarë e parazitë

Raporti 5-mujor i bashkëqeverisjes, Rama: U shqyrtuan 4454 ankesa në total, por ka ende grabitqarë e parazitë

Publikuar më: 12:50 25-03-2018

Në një postim në rrjetin social Facebook Kryeministri Edi Rama ka publikuar raportin e 5-muajve të parë të ndërveprimit përmes Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al me njerëzit e zakonshëm.

Në bilancin e publikuar, kryeministri thotë se janë shqyrtuar në total 4454 ankesa në total, ndaj bën apel që shqiptarët të besojnë tek fuqia e portalit.

Nga të dhënat grafike të publikuara në faqen e Facebook-ut të kryeministrit bie në sy se Ministria a e cila kryeson në numrin e ankesave është ajo e Drejtësisë, që menaxhon dhe çështjet pronësore, me plot 1326 ankesa.

Tirana është qarku me numrin më të lartë të ankesave qytetare.

Në postim në FB Rama shprehet se ka ende grabitqarë e parazitë në zyrat e shtetit, të cilët vijoj të shkelin të drejtat e njerëzve të zakonshëm.

Postimi në FB

RAPORTI JUAJ
Kam kënaqësinë të ndaj me ju bilancin 5-mujor të ndërveprimit tonë përmes Platformës së Bashkëqeverisjes www.shqiperiaqeduam.al dhe ju lutem, merrni 2 minuta nga koha juaj për ta lexuar dhe kuptuar se sa e madhe është fuqia jonë, nëse bëhemi bashkë për zgjidhjen e problemeve “të vogla” të gjithkujt, në zyrat e shtetit ku ende grabitqarë e parazitë të së shkuarës vazhdojnë të shkelin të drejtat e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi.

Article Logic
Execution time: 0.0032467842102051