INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ramos 'sulmon' CR7-n: 'Topin e Artë' po e marrin ata që bëjnë marketing

Ramos 'sulmon' CR7-n: 'Topin e Artë' po e marrin ata që bëjnë marketing

Publikuar më: 11:49 09-09-2018

Sergio Ramos, kapiteni i Real Madrid, ka vazhduar me polemikat në distancë. Këtë herë ai ka folur për Luka Modric, duke sulmuar në mënyrë indirekte Cristiano Ronaldo-n, shokun e ekipit deri qershorin e kaluar kur ai u transferua te Juventus.

Kur pyetet për çmimin e Lojtarit të Vitit të FIFA-s, ylli i Real Madrid nuk hezitoi të përmendte favoritin, pasi ky i fundit fitoi Champions League dhe shkoi deri në finale me Kroacinë.

“Ai është një nga lojtarët e pakët që, nëse do ta fitonte çmimin, do të gëzohesha sikur ta kisha fituar vetë, por ndonjëherë e marrin lojtarët që kanë më shumë marketing,” - shprehet Ramos.

Article Logic
Execution time: 0.0028488636016846